Kanye West vendosi, flet për illuminatin

Ylli i reperit botëror, Kanye West, ka folur në një intervistë së fundmi edhe rreth spekulimeve se ai është pjesë e rrjetit të madh të njerëzve me ndikim të madh në botë, illuminatit.

ShowBiz

24/04/2015 15:18

Kanye West hedhë poshtë që ai të jetë pjesë e Illuminatit, e madje edhe qesh me këto spekulime.

“Kam dëgjuar një koment, një shaka, se Tidal dhe konferenca për shtyp ka qenë një moment i illuminatit. Nëse vërtet aty ka pasur illuminati, atëherë do të kishte më shumë kompani prezente”.

“Aty nuk do të ishin njerëz që dhanë jetën për muzikën dhe shpeshherë në kuriz të tyre bartën njerëzit që vërtet e udhëheqin botën”.

“Unë jam lodhur nga njerëzit që i thonë muzikantëve se janë illuminati. Kjo është qesharake. Ne nuk udhëheqim asgjë, ne jemi yje. Ne jemi fytyra të brendeve. Ne duhet që të zbatojmë atë që themi nëpër tekste këngësh në mënyrë që të mos humbim kontratat. Madonna është në të 50-tat e saj dhe ajo dha gjithçka e në fund akuzohet se është Illuminati. Ajo gjykohet për atë që ajo adaptohet në kohë”. transmeton telegrafi.com

“Në dreq të shkojë i gjithë sensacionalizmi. Ne kemi dhënë jetën tonë. Ne i dhamë zemrat tona. Ne ju kemi dhënë juve mendimet tona”, u shpreh Kanye West. lajmi.net