Kanye West i ikën zëri, ndërpret koncertin ( Video)
Kanye West ka tërbuar fansat e tij të enjten, kur papritur vendosi të ndërpresë koncertin.

ShowBiz
Reperi ishte duke performuar në Inglewood, kur befas ka ndërprerë koncertin për shkak të zërit të tij.
39-vjeçari po këndonte “Only One” por ai nuk arriti ta përfundonte atë. Ai ka ndaluar dhe ka thënë: “Ndizni dritat, koncerti përfundoi. Jam shumë i ngjirur, nuk mund ta përfundoj koncertin”.
Pas këtij vendimi, shumica e fansave nisën të fërshëllenin duke shprehur kështu pakënaqësinë e tyre, por Kanye West i ka qetësuar, duke u thënë se të gjithë do të rimbursohen./ Top Channel
“Turn the lights up, shows over. I can’t let ya’ll have a show where I can’t perform. I’m sorry.” #SaintPabloTour pic.twitter.com/m0R0BpgsOz
— Tamara Dhia (@tamaradhia) November 4, 2016