Kante e zyrtarizoi transferimin në Al Ittihad, fiton më pak se Karim Benzema

N’Golo Kante është futbollisti i radhës që është larguar nga Europa për në Arabinë Saudite. Mbrëmë futbollisti francez edhe zyrtarisht është transferuar në klubin arab, Al Ittihad, shkruan Lajmi.net Kante u largua nga Chelsea dhe te skuadra arabe pritet t’i fitoj plotë 100 milionë euro për katër sezone. Ai do të jetë bashkëlojtar i Karim…

Sport

21/06/2023 08:14

N’Golo Kante është futbollisti i radhës që është larguar nga Europa për në Arabinë Saudite.

Mbrëmë futbollisti francez edhe zyrtarisht është transferuar në klubin arab, Al Ittihad, shkruan Lajmi.net

Kante u largua nga Chelsea dhe te skuadra arabe pritet t’i fitoj plotë 100 milionë euro për katër sezone.

Ai do të jetë bashkëlojtar i Karim Benzemas, i cili para disa dite u prezantua para tifozëve të Al Ittihad.

Kujtojmë që Kante në Premier League u shpall dy herë lojtari i sezonit. Ai fitoi edhe tituj të rëndësishëm në karrierë, si Champions League, Premier League, Superkupa e Europës dhe UEFA Europa League./Lajmi.net/