Kante dhe Mendy të gatshëm për finale – Chelsea me skuadër të plotë
N'Golo Kante dhe Edouard Mendy janë të gatshëm për të luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve për Chelsea.
Sport
Kante ka qenë jashtë fushave për disa ndeshje, por është rikthyer në seancat stërvitore këtë javë, transmeton lajmi.net.
Në anën tjetër, Mendy pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Aston Villas javën e kaluar, lëndim të cilin e kaloi lehtë.
“Blutë e Londrës” e kanë mposhtur dy herë skuadrën e Manchester City, mirëpo do të jetë ndryshe në Ligën e Kampionëve
Forma e tyre është e dobët në katër ndeshjet e fundit, ku kanë marrë vetëm një fitore në të gjitha garat.
Thomas Tuchel do të ketë një skuadër të plotë, pa asnjë lëndim në finalen e 29 majit./Lajmi.net/