​Kanosi me armë policinë, kapet 46-vjeçari në Durrës

Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasin L.Sh. (46), banues në Katund Sukth, pasi ka kërcënuar me armë një specialist të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës. Rasti ka ndodhur sot në Katund Sukth, kur 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti dhe sapo ka parë SPZ-në e zonës me shërbim, e ka kanosur…

Lajme

29/10/2025 16:06

Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasin L.Sh. (46), banues në Katund Sukth, pasi ka kërcënuar me armë një specialist të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës.

Rasti ka ndodhur sot në Katund Sukth, kur 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti dhe sapo ka parë SPZ-në e zonës me shërbim, e ka kanosur me armën që mbante pa leje.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.