Kanosi me armë fqinjin e tij në Randobravë të Prizrenit, i sekuestrohen armë të dyshuarit

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje rreth orës 17:45, pas një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Randobravë të Prizrenit, njëri nga ta ka marrë armën dhe ka kanosur tjetrin, fqinjin e tij. Policia pas identifikimit të të dyshuarit, i kanë bastisur shtëpinë e tij. Gjate bastisjes janë hasur dhe sekuestruar: -Një revole me…

Lajme

19/01/2026 14:20

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje rreth orës 17:45, pas një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Randobravë të Prizrenit, njëri nga ta ka marrë armën dhe ka kanosur tjetrin, fqinjin e tij.

Policia pas identifikimit të të dyshuarit, i kanë bastisur shtëpinë e tij.

Gjate bastisjes janë hasur dhe sekuestruar:

-Një revole me dy karikator me 30 fishekë,

-Një pushke gjuetie pa fishekë dhe

-Një pushke luftarake me një karikator pa fishekë.

“Sektori Rajonal i Hetime nga Drejtoria Rajonale në Prizren është duke e hetuar rastin. I dyshuari me aktvendim te prokurorit është ndaluar për në ndalim policor për 48 ore. Kundër tij është filluar procedura penale për veprat penale “Posedim i paautorizuar i armës dhe municionit”  dhe “ Kanosje” Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e tyre”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: