Kane preferon të qëndroj në Angli

Ylli i Tottenham dëshiron të qëndroj në Premier Ligë.

Sport

13/04/2021 23:46

Sulmuesi i skuadrës londineze Tottenham Hotspur Harry Kane, pavarësisht interesimit nga Paris Saint-Germain, preferon që të qëndroj në Angli nëse largohet nga Tottenhami, raporton “The Independent”.

Ky do të ishte një lajm tejet i mirë për skuadrat nga Manchesteri, respektivisht për United dhe Cityn, të cilat kanë shprehur interesim serioz për kapitenin e Kombëtares së Anglisë, përcjell KosovaPress.

Që nga transferimi i tij tek Tottenhami, Kane ka arritur të bëjë 329-të paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 217-të gola dhe 46 asistime për skuadrën e Tottenham.