Kane dhe Lamela i japin tre pikë Tottenhamit
Tottenham ka shënuar fitore me rezultatin 1:2 ndaj Brighton.
Sport
Ishte Harry Kane i cili nga 11 metërshi realizoi golin e parë të takimit në minutën e 42’.
Në minutën e 76’ ishte Erik Lamela I cili dyfishoi shifrat pasi asistimin e Danny Rose e konkretizoi në gol.
Golin e nderit për vendasit e shënoi Knockaert në minutën e 90’ për rezultatin përfundimtar 1:2.
Me këto tre pikë Tottenham ngjitet në kuoten e 12 pikëve. /Lajmi.net/