Kandiq: Me ndalimin e “Mirëdita, dobar dan” Serbia dhe institucionet e saj u rreshtuan me huliganët
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reguar rreth vendimit të qeverisë serbe për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobër dan”. Ajo tha se shteti serb dhe institucionet e saj janë rreshtuar me huliganët, raporton lajmi.net. Kandiq e ka krahasuar këtë si errësirë e etnonacionalizimit serb. “Me ndalimin e “Mirëdita, dobar dan” Serbia…
Lajme
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reguar rreth vendimit të qeverisë serbe për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobër dan”.
Ajo tha se shteti serb dhe institucionet e saj janë rreshtuar me huliganët, raporton lajmi.net.
Kandiq e ka krahasuar këtë si errësirë e etnonacionalizimit serb.
“Me ndalimin e “Mirëdita, dobar dan” Serbia dhe institucionet e saj u rreshtuan me huliganët dhe në errësirën e etnonacionalizmit më të madh. Në Serbi më s’mund të organizohet debat për pajtimin e as protestë kundër glorifikimit të kriminelëve. Vrimë e zezë”, ka shkruar ajo në X.
Sa zabranom “Mirdite”, Srbija i njene institucije svrstale su se uz huligane i najcrnji etno nacionalistički mrak. Više se u Srbiji ne može organizovati debata o pomirenju, a ni protest protiv glorifikacije ratnih zločinaca. Crna rupa.
— Natasa Kandic (@natasakandic) June 27, 2024
Pak më herët, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se ka lëshuar urdhër për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan” për “shkaqe sigurie”.
Hapja e festivalit është paraparë të ndodhte në orën 18:30 të 27 qershorit në sheshin Dorqol dhe disa orë para hapjes, një grup i madh i djathtistëve u mblodhën në hyrje të zonës, duke valëvitur flamuj serbë.
“Mirëdita, dobar dan” mbahet një herë në vit, në mënyrë alternative në Prishtinë dhe Beograd, me qëllim që ta afrojë skenën kulturore serbe me Kosovën dhe anasjelltas, për të prezantuar skenën bashkëkohore kulturore dhe artistike të Kosovës para publikut nga Serbia.
Ngjarja organizohet nga organizatat joqeveritare – Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, Iniciativat Qytetare nga Serbia dhe Integra nga Kosova. /Lajmi.net/