Kandidati i VV-së për asamble kapet me plantacion të narkotikëve, Berisha: Hulumtoni a i dha Peci apo kush subvencione për këto sera

Kandidati për asamble i VV-së në Artanë, Rinas Zeqiri është njëri nga të arrestuarit nga Policia e Kosovës për kultivim të narkotikëve në Gjilan. Këtë pak më parë e ka konfirmuar edhe kandidati për kryetar të Artanës, Abdyl Gashi i cili ka thënë se Zeqiri i është bashkuar VV-së rreth një muaj më parë. Ish…

Lajme

24/08/2025 16:49

Kandidati për asamble i VV-së në Artanë, Rinas Zeqiri është njëri nga të arrestuarit nga Policia e Kosovës për kultivim të narkotikëve në Gjilan.

Këtë pak më parë e ka konfirmuar edhe kandidati për kryetar të Artanës, Abdyl Gashi i cili ka thënë se Zeqiri i është bashkuar VV-së rreth një muaj më parë.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka bërë një pyetje të rëndësishme.

Ai ka thënë se duhet të hulumtohet se “kush iu ka dhënë subvencione për këto sera” personave të arrestuar”.

“Edhe një drogagji i VV qenka “kapën me pel për dore” në Gjilan! Pasi u gjetën katër plantacioneve të kanabisit në Gjilan, tash duhet me hulumtu, Peci apo kush ju dha subvencione për këto sera, këtyre “bujqëve” të suksesshëm që po helmojn rinin e Kosovës. A u ngit Albin, a jo?”, ka shkruar Berisha. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij në Facebook: