Kampioni i lëndimeve

Theo Walcott e ka përfunduar sezonin dhe ka humbur shpresat për paraqitje në Kampionatin botëror 2014 për shkak të lëndimit të rëndë në ligamentet e gjurit që pësoi në fitoren 2:0 ndaj Tottenhamit në rrethin e tretë në FA Cup. Walcott, 24-vjeç, gjatë gjithë karrierës së deritashme ka pësuar lëndime të shpeshta që e kanë…

Sport

10/01/2014 15:10

Theo Walcott e ka përfunduar sezonin dhe ka humbur shpresat për paraqitje në Kampionatin botëror 2014 për shkak të lëndimit të rëndë në ligamentet e gjurit që pësoi në fitoren 2:0 ndaj Tottenhamit në rrethin e tretë në FA Cup.

Walcott, 24-vjeç, gjatë gjithë karrierës së deritashme ka pësuar lëndime të shpeshta që e kanë pamundësuar të paraqitet në nivelin që pritej ta arrinte.

Ai ka luajtur më tepër se 300 ndeshje. Dhe, besoni apo jo, sipas PhysioRoom, dëmtimi më i ri është i 42’ti për Walcottin prej kur iu bashkua Arsenalit në vitin 2006 nga Southampton. Statistikë jashtëzakonisht brengosëse duke konsideruar moshën e tij të re dhe potencialin që ka.

Pa dyshim, një brengë e vazhdueshme për menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger dhe selektorin e Anglisë, Roy Hodgson i cili nuk do ta ketë në dispozicion për Botërorin në Brazil.