Kampionët e xhudos urojnë festën e Fitër Bajramit
Besimtarët mysliman në gjithë botën sot festojnë festën e Fitër Bajramit. Festën e Fitër Bajramit e kanë uruar në Kosovë edhe ekipi kosovar i xhudos, me në krye trajnerin Driton Kuka dhe kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi dhd Distria Krasniqin, shkruan lajmi.net. Kuka ka ndarë një fotografi në llogarinë e tij në Facebook ndërsa është drejtuar…
Sport
Besimtarët mysliman në gjithë botën sot festojnë festën e Fitër Bajramit.
Festën e Fitër Bajramit e kanë uruar në Kosovë edhe ekipi kosovar i xhudos, me në krye trajnerin Driton Kuka dhe kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi dhd Distria Krasniqin, shkruan lajmi.net.
Kuka ka ndarë një fotografi në llogarinë e tij në Facebook ndërsa është drejtuar me një urim për besimtarët mysliman.
“Një foto për Bajram. Me fat e urime festa e Bajramit. Solidaritet,afërsi e harmoni në mes njerëzve dhashtë Zoti për këtë festë. Agjërim e lutje të pranuara për të gjithë besimtarët më të devotshëm” – ks shkruar Kuka në Facebook./Lajmi.net/