Kamomili: Kundër ankthit, infeksioneve dhe problemeve me tretjen
Kjo bimë është e njohur dhe përdorur që në lashtësi si ilaç mjekësor për shumë probleme shëndetësore, si një ilaç efektiv alternativ me pothuajse zero efekte anësore, ndihmon personat që vuajnë nga pagjumësia ose nuk bëjnë gjumë të qetë. Ai ndihmon në tretjen dhe problemet me zorrët, qetëson dhembjet e barkut, është anti-inflamator, lehtëson dhembjet menstruale dhe problemet me dhembjet e kokës.
Lifestyle
Kur flasim për kamomilin, imazhi i parë që na vjen ndërmend është filxhani i çajit me kamomil. Por kjo bimë e njohur është përdorur që në lashtësi edhe si ilaç mjekësor për shumë probleme shëndetësore.
Antioksidantët e shumtë të kamomilit gjenden në vajrat e fuqishëm të bimëve dhe janë kontribuuesit kryesorë në aftësinë e saj natyrore shëruese.
Si një ilaç efektiv alternativ me pothuajse asnjë efekt negativ anësor, kamomili është përdorur për rreth 5.000 vjet si çaj, ekstraktet e bimës apo edhe produkte kozmetike për të promovuar qetësinë, vitalitet, pamjen rinore dhe jetëgjatësinë.
Përdorimi
Zakonisht përdoren lulet e thara të kamomilit, që pasi ziejnë në ujë të ngrohtë, konsumohen në formën e çajit. Kamomili ka veti qetësuese. Ja përse këshillohet të pihet para se të flini nga të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia ose nuk bëjnë gjumë të qetë. Ai ndihmon në tretjen dhe problemet me zorrët, qetëson dhembjet e barkut, është anti-inflamator, lehtëson dhembjet menstruale dhe problemet me dhembjet e kokës. Një tjetër funksion ka të bëjë me eliminimin e gazrave të tepërt nga zorrët dhe shpesh u shtohet shampove dhe balsameve për shkak të vetive ushqyese te flokët. Por efektet pozitive janë ndier edhe te spazmat muskulore dhe problemet reumatizmale. Stabilizon zorrët në rast diarreje dhe përdoret në rast të irritimeve apo infeksioneve në rrugët urinare, për të mos folur për qetësimin e sistemit nervor. Për përdorim të jashtëm ai rekomandohet kundër problemeve me lëkurën, sidomos ekzemat dhe largimin e skuqjes së syve. Me sa kemi parë dhe dëgjuar, është një bimë që me vetitë e saj vetëm na shëron.
Së pari, qetëson sistemin nervor. Një studim i zhvilluar nga kërkues shkencor të Universitetit të Pensilvanisë, ka konfirmuar se kamomili është në gjendje të ulë nivelet e ankthit te pacientët e prekur prej tij.
Së dyti, qetëson edhe aparatin tretës. Ekstraktet e kamomilit mund të ndihmojnë në reduktimin e ulcerave dhe dhimbjet e stomakut, si dhe të lehtësojë simptomat e zorrës së irrituar. Edhe pse duhen studime të tjera që të konfirmojnë, në fakt kamomili vlerësohet edhe si bima që vepron kundër aciditetit të stomakut. Disa persona mund të mos e pëlqejnë kamomilin në formën e çajit, ndaj dhe mund ta konsumojnë lulen në sallata.
Së treti, kamomili përdoret edhe në produktet kozmetike. Një ndër mënyrat që gjyshet tona kanë përdorur për të hapur ngjyrën e flokëve është edhe kamomili. Studime të shumta kanë evidentuar se kamomili rrit reflekset e dritës, çfarë shpjegon pse disa shampo përfshijnë në mesin e përbërësve të produkteve të tyre për të rritur reflekset bionde të flokëve.
Së katërti, redukton irritimin e lëkurës. Për përdorim të jashtëm ai rekomandohet kundër problemeve me lëkurën, sidomos ekzemat dhe largimin e skuqjes së syve. Studime të shumta kanë treguar se lulja e kamomilit është shumë efikase kundër këtyre problemeve dhe kjo shpjegon faktin që përdoret gjerësisht në produktet kozmetike
Së pesti, redukton problemet me ciklin. Vetitë e kamomilit janë të shumta, mirëpo veçanërisht sa i takon femrave duket se u vjen më së shumti në ndihmë. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Agriculture and Chemistry” shpjegohet se kamomili vepron si qetësues kundër dhimbjeve të ciklit menstrual dhe inflamacionit.
Së gjashti, mund të ndihmojë në luftimin e kancerit. Kohët e fundit, disa studime evidentojnë vetitë anti-kancer të kamomilit. Studimet treguan efektet pozitive të kamomilit në ndalimin e rritjes e qelizave kanceroze dhe duke vepruar si një trajtim natyror kundër kancerit. Bllokimi i rritjes së qelizave kanceroze besohet të jetë shkak i antioksidantëve të kamomilit të quajtur apigenin, të cilët janë përbërës bioaktivë që duket se ndihmojnë në luftimin e kancerit të lëkurës, prostatës, gjirit dhe vezoreve.
Së shtati, kundër inflamacioneve dhe bllokimit nga rrufa. Çaji i kamomilës është gjithashtu, një zgjedhje e mirë kur jeni të sëmurë dhe doni të mundni një infeksion nga i ftohti, gripi ose sinusiti. Studimet tregojnë se pravullimi me ekstraktet e kamomilit është i dobishëm në simptomat e zakonshme të ftohjes. Disa njerëz madje bëjnë gargare me çaj kamomil për të luftuar inflamacionin e mukozave brenda gojës dhe fytit.