Kamioni del nga rruga dhe përfundon te bregdeti i Vlorës, shoferi në gjendje të rëndë

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit në Vlorë, te vendi i njohur si Kalaja, në zonën e Ujit të Ftohtë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë ose një defekti në sistemin e frenimit, raporton TCh. Si pasojë e aksidentit, shoferi i…

Lajme

02/02/2026 12:59

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit në Vlorë, te vendi i njohur si Kalaja, në zonën e Ujit të Ftohtë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë ose një defekti në sistemin e frenimit, raporton TCh.

Si pasojë e aksidentit, shoferi i kamionit, Perparim Kapaj, 62 vjeç, është lënduar rëndë dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.