Kamera e ‘iPhone 11’ mund t’i bëjë gjërat të duken më të mëdha

Një numër i madh përdoruesish të 'iPhone 11', smartfonit të sapodalë në treg nga radhët e Apple, kanë vërejtur një veçori interesante në lidhje me kamerën.

Auto & Tek

01/10/2019 08:25

Gjiganti teknologjik ka deklaruar se kamerat e pajisjes së re do i lejojnë përdoruesit të përdorin aftësitë fotografikë më shumë se kurrë më parë, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, një numër i gjerë përdoruesit kanë vërejtur se kamerat e smartfonëve të gjeneratës 11 nga Apple kanë tendencë të rrisin objektet.

Duke shpërndarë një foto të një bananeje të zgjatur në Twitter, e cila tashmë u bë virale, përdoruesi Jeremy Judkins ilustroi veçorinë në fjalë me ndjekësit e tij.

Paralel me këtë, një përdoruese tjetër e rrjetit social ‘Twitter’ ka treguar diferencën që mund të bëjë në madhësi kamera e risisë së Apple, duke marrë si shembull urën.