Kamberi zhgënjehet nga Rangers

E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Florian Kamberi është në dyshim te Rangers. Në mediet skoceze raportohet se kartoni i Kamberit nuk do të blihet dhe se gjatë afatit kalimtar të verës do të largohet.

Sport

03/06/2020 09:10

Mediumi skocez Edinburgh Evening News ka raportuar se Hibernian ka nisur negociatat me një skuadër, por ende emri i klubit nuk është bërë i ditur.

Futbollisti shqiptar ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve nga Angli, Gjermani dhe Turqi.

Kamberi në Rangers u transferua në afatin kalimtar të janarit, duke bërë disa paraqitje të mira, madje ka fituar edhe besimin e trajnerit Steven Gerrard, i cili në mediet skoceze ka lavdëruar.

Kriza financiare është duke e detyruar largimin e Kamberit nga Rangers.

Deklarata e Kamberit në ditën e prezantimit se kalimi te Glasgou ishte “një ëndërr e bërë realitet”, tifozët e Hibernianit u revoltuan ashpër me të.