​Kamberi dorëzon kërkesë për ta paisur Preshevën me targat e veta të regjistrimit

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka dorëzuar iniciativë për ta paisur komunën e Preshevës me tabela të veta të regjistrimit, duke thënë se Presheva, njëjtë si komunat e tjera, meriton të identifikohet me emrin e vet. Kamberi ka shkruar në Facebook se në komunën e Preshevës janë të regjistruar 12.387…

Lajme

05/09/2025 22:21

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka dorëzuar iniciativë për ta paisur komunën e Preshevës me tabela të veta të regjistrimit, duke thënë se Presheva, njëjtë si komunat e tjera, meriton të identifikohet me emrin e vet.

Kamberi ka shkruar në Facebook se në komunën e Preshevës janë të regjistruar 12.387 automjete, ndërsa komuna e Preshevës ka 33.449 banorë rezident dhe gjithsej 59.024 banorë kur i shtohen edhe banorët jorezident.

“Me këtë numër të banorëve dhe me këtë numër të veturave të regjistruara, është plotësisht e arsyeshme dhe e domosdoshme që Presheva të ketë tabelat e veta të regjistrimit, dhe jo të mbajë ato të qytetit të Vranjës. Presheva meriton trajtim të barabartë dhe simbolet e saj, përfshirë edhe tabelat e regjistrimit, të jenë të pranishme ashtu si në çdo komunë tjetër të Serbisë”, ka shkruar ai.