Kamarieri zbulon kasafortën: Më ndihmuan fantazmat!

Një histori e pazakontë por njëkohësisht dhe drithëruese vjen nga Camborne, Cornëall. Mësohet se një kamerier i një lokali ka gjetur të fshehur në shtëpinë e tij një kasafortë sekrete.

Fun

26/01/2021 21:43

Dy vjet më parë, kamerieri i identifikuar si Rupert Ellis bleu një banesë në Camborne, Cornëall, ndërsa nuk ishte në dijeni se objekti dikur ka qenë zyra qendrore e Kompanisë së Mineraleve Tehidy.

Sipas kamarierit, ndërtuesi i shtëpisë i ka deklaruar pronarit të tanishëm se në vitin 1980 në atë objekt është zbuluar një kasë minierash me një simbol që lexonte ‘T Ëithers and Sons’. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ka hasur dukuri të tjera të çuditshme.

Ai thotë se shtëpia është ndërtuar rreth vitit 1832 nga familja e famshme Basset. Ellis, i cili zotëron barin Espressini në Falmouth, beson se për gjetjen e kasafortës sekrete është ndihmuar nga fantazmat, teksa deklaron s enë shtëpinë e tij ka postera të frikshëm dhe dëgjohen hapa e zhurma misterioze.