“Kam ndihmuar këtu në Kosovë, në fëmijë jetim, në shkolla”- flasin mërgimtarët për shpenzimet e tyre në vendlindje

Vera në Kosovë çdo vit vjen me dinamikë të madhe, qytetarët presin familjarët e tyre që jetojnë jashtë atdheut, të cilët punojnë dhe veprojnë në anë të ndryshme të botës. Gazetarja e lajmi.net, Albulena Zogjani, ka përcjellur nga afër ardhjen e bashkatdhetarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Gazetarja aty takoi mërgimtarët të cilët treguan për…

Lajme

22/07/2024 12:45

Vera në Kosovë çdo vit vjen me dinamikë të madhe, qytetarët presin familjarët e tyre që jetojnë jashtë atdheut, të cilët punojnë dhe veprojnë në anë të ndryshme të botës.

Gazetarja e lajmi.net, Albulena Zogjani, ka përcjellur nga afër ardhjen e bashkatdhetarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Gazetarja aty takoi mërgimtarët të cilët treguan për ardhjen e tyre në vendlindje.

Një mërgimtar tha se ai sa herë vjen në Kosovë shpenzon shumë, kjo për shumë arsye të ndryshme.

“Po nganjëherë shpenzoj, jam veprimtar, kam ndihmuar këtu në Kosovë, në fëmijë jetim në shkolla, po kam shpenzuar…”-tha mërgimtari.

Theksohet se çdo vit mërgimtarët shpenzojnë miliona euro sa herë që vijnë në Kosovë. Remitancat nga mërgata mbeten prapë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit. /Lajmi.net/

Video: