“Kam master dhe asnjë vrasje”, protesta e PD-së para Bashkisë së Durrësit
Partia Demokratike ka protestuar mëngjesin e sotëm para Bashkisë së Durrësit, kundër kreut Vangjush Dako, i cili ka lëshuar një garanci punësimi për Lulzim Berishën, me qëllim që ky i fundit të dilte nga burgu edhe pse është i dënuar për 5 vrasje e disa atentate.

Lajme
Protesta është organizuar nga dega lokale e PD-së në qytetin bregdetar dhe në të kanë marrë pjesë edhe deputetët e kësaj zone.
Me parulla në duar ku shkruhej “Dako shef i tenderave, vartës i krimit” apo “Kam master dhe asnjë vrasje, a ka vend për mua në bashki”, është protestuar për gati 1 orë para institucionit të Bashkisë së Durrësit.