“Kam dashur të qëndroja te Juventus”

Paulo Dybala ka riafirmuar angazhimin e tij ndaj Juventus pas një vere me shumë spekulime që lidhej me një largim nga Torino.

Sport

08/10/2019 16:11

Ishte e ditur se Juventus po shikonte të shiste argjentinasin, me Manchester United dhe Tottenham Hotspur që interesoheshin për shërbimet e tij.

Manchester United dukej më afër pas largimit të Romelu Lukakut në drejtim të Interit.

“Unë nuk kam pasur një verë të lehtë. Padyshim që të dëgjosh emrin tënd lidhur me çdo skuadër ku nuk dëshiron të shkosh, nuk është një gjë e bukur, por ky është futbolli”, ka deklaruar Dybala, përcjell lajmi.net.

“Para se të fillonte afati kalimtar, unë kisha dhënë tashmë një intervistë në të cilën kam thënë se dua të qëndroi në Torino”.

“Asnjëherë nuk dihet se si vazhdon tregu i transferimeve deri në ditën e fundit, por kam dashur të qëndroj këtu, kam dashur të vazhdoj karrierën time te Juventus”./Lajmi.net/