“Kam dasht me u paralizu prej mërzisë”, rrëfen mes lotësh nëna e Leonorës që vdiq te dentisti
Leonora Shala, është 35 vjeçarja e cila vdiq tek një dentist në Malishevë pasi kishte shkuar të rregulloj një dhëmbë. Nëna e saj mes lotësh ka rrëfyer dhimbjen e madhe që po e përjetojnë e gjithë familja tash e një vit. “I erdhën fëmija qetash në pushim e erdhën drejt e te une, ata pe…
Lajme
Leonora Shala, është 35 vjeçarja e cila vdiq tek një dentist në Malishevë pasi kishte shkuar të rregulloj një dhëmbë.
Nëna e saj mes lotësh ka rrëfyer dhimbjen e madhe që po e përjetojnë e gjithë familja tash e një vit.
“I erdhën fëmija qetash në pushim e erdhën drejt e te une, ata pe din që po mërzitna. Kur i pash prej mërzis kam desht me u paralizu”, ka rrëfyer ajo për lajmi.net.
Nëna e Leonorës ka treguar se sapo kishte ardhur në pushim ajo, të nesërmen kishte shkuar tek dentisti ku edhe fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.
“U kanë qik e shnosh, u kanë qik e zonja, u kanë qik e sjellshme”, ka treguar ajo për virtytet e Leonorës.
Nëna e Leonorës tregon se ende nuk e din a ka qenë problemi te ineksioni apo te papërgjegjësia e mjekut, pasi që tash e një vit nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Ajo ka treguar edhe për rastin e fundit, kur babai dhe dy vëllezërit e Leonorës e kanë sulmuar fizikisht mjekun ku Liridona kishte shkuar për trajtim dental deri sa ka thënë se janë takuar për të biseduar mes vete por pastaj ka përfunduar keq.
Video: