Kalvin Phillips pritet të refuzojë Man Unitedin, preferon kalimin te Man City

Ylli i Leeds United, Kalvin Phillips është gati të bëjë lëvizjen e radhës në karrierën e tij.

Sport

19/05/2022 08:46

Mesfushori anglez pritet të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së verës dhe tashmë ka një skuadër të re që interesohet për të.

Manchester City duan shërbimet e Phillips dhe sipas raportimeve të ‘Mirror’, lojtari është gati të transferohet aty, duke lënë anash Man Unitedin, përcjell lajmi.net.

Lojtari pëlqen projektin e Pep Guardiola, por po ashtu si një fans i Leeds nuk dëshiron që të kalojë te rivalët e United.

Mesfushori vlerësohet me 50 milionë funte dhe City janë gati të bëjnë një lëvizje të tillë.

Me largimin e Fernandinho dhe spekulimet për Ilkay Gundogan, Kalvin Phillips do të mbulonte hapësira të mëdha te ‘Citizens’. /Lajmi.net/