Kalvin Phillips bën zgjedhjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Dy klubet angleze, Manchester United dhe Liverpool kanë shprehur interesim për yllin e Leeds United, Kalvin Phillips, por ky i fundit preferon kalimin në "Anfield" shkaku që të mos i zemërojë tifozët e skuadrës.

Sport

09/12/2021 10:45

26-vjeçari është në ‘radarin’ e “Reds” dhe “Djajve të Kuq” falë paraqitjeve të shkëlqyera me Leeds dhe Kombëtaren e Anglisë në 18 muajt e fundit, transmeton lajmi.net.

Phillips mbetet me kontratë me Leeds deri në vitin 2024, por ekziston mundësia që të shitet për një vlerë të lartë te ndonjë gjigant i Premierligës.

The Sun raporton se mesfushori defensivë nuk është i interesuar për kalimin në “Old Trafford”, vetëm shkaku i rivalitetit të vjetër mes Leeds dhe Manchester United.

Nëse do e refuzojë Manchester Unitedin mbetet për t’u parë, por është e sigurt që preferon opsionin e Liverpoolit.

Momentalisht lojtari është duke u shëruar nga lëndimi i fundit që pësoi dhe do mungojë deri në muajin shkurt./Lajmi.net