Kajtazi: Gjykata Kushtetuese do ta shpallë të papranueshme kërkesën e presidentes Osmani

Analisti Vehbi Kajtazi tha se lënda e presidentes Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese do të shpallet e papranueshme. Kajtazi tha se arsye për këtë është që Kushtetuesja nuk pranon pyetje. “I ka dërguar pyetje, në 2015-tën Gjykata Kushtetuese ka thënë “nuk përgjigjemi më në pyetje, sepse nuk jemi organ këshillues”. “Rrjedhimisht, Gjykata Kushtetuese këtë lëndë…

Lajme

23/07/2025 22:10

Analisti Vehbi Kajtazi tha se lënda e presidentes Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese do të shpallet e papranueshme.

Kajtazi tha se arsye për këtë është që Kushtetuesja nuk pranon pyetje.

“I ka dërguar pyetje, në 2015-tën Gjykata Kushtetuese ka thënë “nuk përgjigjemi më në pyetje, sepse nuk jemi organ këshillues”.

“Rrjedhimisht, Gjykata Kushtetuese këtë lëndë e shpallë të papranueshme. Unë publikisht këtu po u them që kjo lënd shpallet e papranueshme, sepse nuk pranon më pyetje, e dyta, zonja Osmani po kërkon sqarime për një konflikt institucionesh, sepse Kuvendi i Kosovës po thotë po i cenon të drejtat Kushtetuese të mijat dhe të Qeverisë”, th ai në Klan.

“Në rastin konkret, këtu nuk ka konflikt fare dhe presidentja nuk është palë në procedurë”, u shpreh tutje Kajtazi.