Kahn: Mendojmë që Nagelsmann do të hapë një kapitull të ri tek Bayern
Drejtori ekzekutiv i Bayern Munchen, Oliver Kahn ka folur për trajnerin e ri, Julian Nagelsmann.
Sport
Drejtori sportiv i Bayern Munchen, Oliver Kahn ishte duke mbajtur një konferencë për prezantimin e trajnerit të ri, Julian Nagelsmann, ku theksoi se për “Bavarezët” do të nisë një epokë e re me ardhjen e tij, transmeton lajmi.net.
“Edhe pse jetojmë në një kohë të trazueshme, ne jemi të bindur që një trajner afatgjatë jep frytet e tij gjithmonë”, tha ai.
“Në këtë klub ka shumë shembuj që trajnerët që ishin për një kohë të gjatë ishin të suksesshëm dhe ne mendojmë që me Nagelsmann do ta plasojmë një epokë të re”, shtoi ai.
“Ai identifikohet me klubin, gjë që është e mahnitshme dhe për këtë dëshirojmë ta mbajmë për një kohë të gjatë. Është e rëndësishme për mua që të shkëmbejmë idetë me të dhe Hasan Salihamidzic”, tha Kahn.
“Pritshmëritë janë të larta, presim futboll të bukur dhe trofe, mirëpo ne besojmë që Nagelsmann e ka cilësinë për t’i bërë këto gjëra dhe t’i zhvillojë lojtarët në të njëjtën kohë”, përfundoi Olivier Kahn./Lajmi.net/