Kafsha të cilën po e cilësojnë si Perëndi në Indi

Një viç i porsalindur me një sy është duke u konsideruar si zot në Indinë Lindore.

Fun

07/01/2019 16:16

Krijesa, pamja e së cilës vjen si rezultat i një defekti në lindje, u lind në distriktin Bardaman të Bengalit Perëndimor, transmeton lajmi.net.

Në një video të mundësuar nga pronari i saj dhe e shpërndarë më pas në platformat “online”, viçi me një sy, i cili fare pak i duket fytyra, mund të shihet duke nxjerrë jashtë gjuhën, gjest ky që përcjellët me vështirësi në frymëmarrje.

“Që prej se kur ka lindur, njerëzit kanë ardhur ta vizitojnë dhe e kanë konsideruar si mrekulli”, ka potencuar pronari i viçit.

“Banorët e provincës po e konsiderojnë atë si një mrekulli nga Zoti dhe, për këtë arsye, kanë filluar edhe ta adhurojnë ato”, përfundoi ai. /Lajmi.net/