Kadrijaj priti që VV të nis seancën duke kërkuar falje për shkeljen e Kushtetutës: Që gjashtë muaj po e mbajnë peng Kuvendin
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ajo ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen dhe udhëheqësit e saj. “Sot pamë arrogancën e pushtetit dhe të partisë më të madhe. Mendoj se kjo seancë duhej të fillonte me një kërkimfalje, për shkak se janë…

Lajme
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen dhe udhëheqësit e saj.
“Sot pamë arrogancën e pushtetit dhe të partisë më të madhe. Mendoj se kjo seancë duhej të fillonte me një kërkimfalje, për shkak se janë shkelur kushtetutat. Zoti Dehari, por edhe Vetëvendosja, e patën të qartë që nuk kishim asnjë kërkimfalje, as ndjesë dhe as keqardhje që për gjashtë muaj po e mbajnë peng Kuvendin e Kosovës”, tha Kadrijaj.
Ajo ka thënë se edhe në seanca të tjera do të propozohen emra që e din që nuk kanë përkrahje nga opozita.