Ambasada britanike ofron mbështetje për Mekanizmin Mbikëqyrës të Punës së Prokurorit të Shtetit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim mentorin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë për Ekipet e Përbashkëta Hetimore, Kontrabandim me Njerëz dhe Krimit te Organizuar, Alan Edwards, i shoqëruar nga Zyrtarja për Zbatimin e Politikave në Sektorin e Sundimit të Ligjit, Altina Besimi dhe Këshilltar i Teknik,  Blendi Zyrapi. Siç…

Lajme

15/10/2026 12:01

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim mentorin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë për Ekipet e Përbashkëta Hetimore, Kontrabandim me Njerëz dhe Krimit te Organizuar, Alan Edwards, i shoqëruar nga Zyrtarja për Zbatimin e Politikave në Sektorin e Sundimit të Ligjit, Altina Besimi dhe Këshilltar i Teknik,  Blendi Zyrapi.

Siç ka njoftuar KPK, në fokus të diskutimeve të përbashkëta ishte veprimtaria dhe mbështetja e partnerëve britanik për Mekanizmin Mbikëqyrës të Punës së Prokurorit të Shtetit, i cili është themeluar ditë më parë me vendim të Kryeprokurorit të Shtetit, dhe ka për detyrë të analizojë cilësinë e akteve akuzuese të hedhura me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe të akteve akuzuese, të cilat kanë përfunduar me aktgjykime liruese apo refuzuese të formës së prerë në rastet me prioritet, veçanërisht të korrupsionit të nivelit të lartë.

“Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, vlerësoi lart ekspertizën dhe mbështetjen e partnerëve britanikë dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim të KPK-së. /Lajmi.net/