Kadriaj: Mazhoranca veçse ka humbur shumicën parlamentare në Kuvend

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj ka deklaruar se mazhoranca veçse ka humbur shumicën parlamentare të Kuvendit. Kjo pasi sipas saj, ata nuk mund të votojnë as marrëveshjet ndërkombëtare, e që sipas Kadriajt po i kërkojnë ndihmë edhe opozitës. “Po shihet se kjo mazhorancë veçse e ka humbur shumicën parlamentare…

Lajme

07/10/2024 13:12

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj ka deklaruar se mazhoranca veçse ka humbur shumicën parlamentare të Kuvendit.

Kjo pasi sipas saj, ata nuk mund të votojnë as marrëveshjet ndërkombëtare, e që sipas Kadriajt po i kërkojnë ndihmë edhe opozitës.

“Po shihet se kjo mazhorancë veçse e ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës, sepse kemi dy javë që është mbajtur seanca, ka një javë që kemi pauzuar, sot u caktua përsëri që të procedohet në vazhdim me seancën”, tha Kadriaj.

Ajo tha madje ata s’janë në gjendje të sigurojnë as shumicën parlamentare.

“Po kërkohet ndihma e opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare, pasi këta nuk janë në gjendje të sigurojnë as shumicën për të cilën janë mburr”,shtoi ajo./Lajmi.net/