Kadri Veseli për Azem Sylën: Në luftë apo paqe, drejtësia dhe e vërteta janë çdo herë me të drejtin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dalë në mbrojtje ish-komandantit të UÇK-së, Azem Syla.
Lajme
Përmes një shkrimi në Facebook, Veseli tha se Syla ishte në të drejtën e tij gjatë kohës sa i priu Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngase ishte e drejta e Kosovës për të qenë e lirë.
“Nuk ka rëndësi, në luftë apo paqe, drejtësia dhe e vërteta janë çdo herë me të drejtin. Azem Syla është i tillë edhe sot teksa po bëhej gati të nisej për në Hagë. Ai ishte në të drejtën e tij atëherë kur i printe UÇK-së. Sepse ajo ishte e drejta e Kosovës për të qenë e lirë” ka shkruar Veseli.
Reagimi i Veselit vjen pas nisjes për në Hagë të Azem Sylës për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale. /Lajmi.net/