Kadeti i FSK-së shpallet më i miri në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore (Foto/Video)
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) arrijnë edhe një sukses të madh në Britani të Madhe.
Lajme
Bëhet fjalë për kadetin e FSK-së, Behar Fazliu i cili ka marrë çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar.
Njoftimin për këtë sukses e ka dhënë ambasadori kosovar në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, shkruan lajmi.net.
“Krenari të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Behar Fazliu, i cili mori çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar, në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranwell. Urime të përzemërta për Beharin dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Greiçevci.
Nuk është hera e parë që kadetët kosovarë marrin çmime të tilla si në Britani të Madhe, ashtu dhe në vende tjera ku janë paraqitur. /Lajmi.net/

