Kabineti i Osmanit në aksion, publikon videon e Hekuran Muratit ku me 25 dhjetor thoshte: Nëse deri më 4 mars nuk zgjidhet Presidenti, Kuvendi duhet të shpërndahet
Kabineti i Presidentes Vjosa Osmani është vënë në aksion për të demantuar përpjekjet e pushtetit që po e akuzojnë atë se e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me Dekretin për shpërndarë Kuvendin dje. Disa anëtare të kabinetit kanë filluar të publikojnë një video të ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili me 25 dhjetor të…
Lajme
Kabineti i Presidentes Vjosa Osmani është vënë në aksion për të demantuar përpjekjet e pushtetit që po e akuzojnë atë se e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me Dekretin për shpërndarë Kuvendin dje.
Disa anëtare të kabinetit kanë filluar të publikojnë një video të ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili me 25 dhjetor të vitit që shkoi thoshte: “Nëse deri më 4 mars nuk zgjidhet Presidenti, Kuvendi duhet të shpërndahet.”, transmeton lajmi.net.
Zyrtarët e VV-së deklaronin kështu deri në ditën e djeshme. Dje dhe sot pushteti ka filluar të ndryshoj fjalët.
Tash, po thonë që duhet të pritet 60 ditët afat për ta shpërndarë Kuvendin.
Këshilltaret e Osmanit, Egnesa Vitia dhe Donika Kadaj-Bujupi e kanë publikuar këtë video, kurse Shefja e Stafit, Learta Hollaj e ka bërë “share”.

Përplasjet mes Kabinetit të Presidentes dhe zyrtarëve të Qeverisë këto ditë kanë qenë të ashpra./lajmi.net/