Ka marrëveshje mes Coman dhe Bayern – lojtari do të jetë i treti më i paguar në skuadër

Sport

10/01/2022 23:40

Kinglsey Coman do ta rinovojë kontratën e tij me Bayern Munich.

Anësori francez më në fund ka marrë vendimin dhe është pajtuar që të rinovojë kontratën me bavarezët.

Raportime të ‘L’Equipe’ bëjnë të ditur se Coman do ta vazhdojë kontratën me fitime që shkojnë deri në 17 milionë euro për vit, transmeton lajmi.net.

Kjo do të jetë paga e tretë më e lartë në klubin e Bayern Munich.

Coman ka qenë në negociata me Bayern Munich për një kohë të gjatë dhe në një moment të caktuar besohej se lojtari do të largohet nga ‘Allianz Arena’.

Skuadra si Barcelona e Manchester United ishin pas lojtarit, por tashmë gjithçka ka ndryshuar.

Coman ka vendosur ta zgjasë aventurën e tij me bavarezët. /Lajmi.net/