Juventusit i lëndohet edhe McKennie

Skuadra e Juventus, përveç formës së dobët, po vuan edhe nga lëndimet e shumta, që megjithatë ndoshta mund të kenë një lidhje mes vete. ‘Zonja e Vjetër’ mësoi sot për një lëndim të ri të Paul Pogba, lëndim që do ta lë francezin jashtë Kupës së Botës. Përveç Pogba, një lëndim ka pësuar edhe mesfushori…

Sport

31/10/2022 19:12

Skuadra e Juventus, përveç formës së dobët, po vuan edhe nga lëndimet e shumta, që megjithatë ndoshta mund të kenë një lidhje mes vete.

‘Zonja e Vjetër’ mësoi sot për një lëndim të ri të Paul Pogba, lëndim që do ta lë francezin jashtë Kupës së Botës.

Përveç Pogba, një lëndim ka pësuar edhe mesfushori tjetër i Juventus, Weston McKennie, përcjell lajmi.net.

Lojtari ka pësuar një lëndim muskulor dhe është jashtë fushave të blerta.

McKennie ka qenë i rregullt në planet e Massimiliano Allegri, duke luajtur plot 719 minuta me skuadrën, në 11 paraqitje.

Lojtari tani duhet të punojë për rikuperimin, nëse jo për PSG apo Inter, së paku për Kupën e Botës me ShBA. /Lajmi.net/