Juventusi triumfon ndaj Lazios

Juventus ka triumfuar ndaj Lazios në kuadër të xhiros së 26-të të Serie A.

Sport

06/03/2021 22:36

“Biancocielestët” befasuan duke shënuar të parët në Allianz Stadium. Ishte Joaquin Correa i cili shënoi në min (14’) për ti dhënë avantazhin skuadrës së tij, transmeton lajmi.net.

Por, Juventus vazhdoi me paraqitje të mirë, Alvaro Morata i dhuroi një asistim mesfushorit Adrien Rabiot i cili shënoi në min (39’).

Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, Juventusi ishte skuadër më e rrezikshme.

“Bianconerët” shënuan dy gola të shpejtë, ishte i rikthyeri, Alvaro Morata i cili ishte protagonist kryesor i ndeshjes.

Morata shënoi në min (57′) dhe pastaj fitoi një penalti të cilën e ekzekutoi vet ai në min (60′).

Tani me këtë fitore, Juventusi dëshiron t’ju dërgojë mesazh kundërshtarëve se ata janë ende sfidues për Scudetton, Juve tani ka 52 pikë dhe qëndron në vendin e tretë, Milani ka 53 dhe Interi 59.

Ndërsa, Lazio mban pozitën e shtatë me 43 pikë.

Vedat Muriqi u fut në lojë në min (81′), por kosovari nuk arriti të bëjë dallimin.

Rezultati përfundimtar, Juventus 3-1 Lazio./Lajmi.net/