Juventusi synon vetëm tre pikë përballë Malmos, formacionet e mundshme

Gjiganti italian e nis sonte aventurën në Ligën e Kampionëve.

Sport

14/09/2021 14:17

Juventus është mysafirë i Malmos nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.

‘Bianconerët’, nuk e kanë nisur mirë edicionin e ri në Serie A pasi kanë vetëm një pikë të grumbulluar në tri ndeshjet e para, megjithatë në Ligën e Kampionëve synojnë të këndellen.

“Zonja e Vjetër”, do të jetë në këtë ndeshje pa Federico Chiesan, Arthur e Federico Bernardeschin.

Ekipi i Massimiliano Allegrit kërkon vetëm fitore në këtë duel përballë Malmos që synon të arrijë befasinë para tifozëve të saj.

Këto janë formacionet e mundshme të dyja skuadrave:

Malmo: Diawara; Larsson, Ahmedhodzic, Brorsson, Olsson; Rakip, Innocent; Rieks, Christiansen, Birmancevic; Colak

Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Sandro; McKennie, Locatelli, Rabiot; Kulusevski, Morata, Dybala /Lajmi.net/