Juventusi synon të vazhdojë formën e mirë në Ligën e Kampionëve

Gjiganti italian është duke kaluar formë të luhatshme këtë edicion.

Sport

02/11/2021 16:40

Juventusi është duke treguar fytyrë krejtësisht të kundërt në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Në kampionatin italian, Juve momentalisht renditet në pozitën e nëntë me vetëm 15 pikë të grumbulluara pas 11 xhirove të para.

Por në Evropë, ‘Bianconerët’ janë treguar një ekip krejtësisht i ndryshëm pasi pasi tre xhirove të para kanë bilanc perfekt tri ndeshje, tri fitore.

“Zonja e Vjetër”, pas tre xhirove të para prin në grupin H, me nëntë pikë duke shënuar pesë gola dhe nuk kanë pësuar asnjë.

Ekipi i Massimiliano Allegrit sonte përballet në shtëpi me Zenit Petersburgun me objektivin e vetëm fitoren në mënyrë që të ruajnë formën e mirë në LK dhe të bëjnë një hap të madh drejt kualifikimit tutje.

Mbetet të shihet nëse Juventusi do të këndellet edhe në Serie A gjatë xhirove në vazhdim, pasi në Ligën e Kampionëve momentalisht janë duke zhvilluar ndeshje mjaft pozitive. /Lajmi.net/