Juventusi s’lejon befasi, fiton kundër Sampdorias dhe vazhdon ngritjen në tabelë
Juventusi ka shënuar fitore kundër Sampdorias, në kuadër të xhiros së 26-të kampionale në Serie A. “Zonja e Vjetër” e fitoi takimin 4:2 kundër skuadrës së Sampdorias në “Allianz Stadium”, shkruan lajmi.net. Bremer shënoi i pari për të hapur serinë e golave në minutën e 11-të. 15 minuta më vonë Rabiot dyfishoi epërsinë e Juventusit.…
Sport
Juventusi ka shënuar fitore kundër Sampdorias, në kuadër të xhiros së 26-të kampionale në Serie A.
“Zonja e Vjetër” e fitoi takimin 4:2 kundër skuadrës së Sampdorias në “Allianz Stadium”, shkruan lajmi.net.
Bremer shënoi i pari për të hapur serinë e golave në minutën e 11-të. 15 minuta më vonë Rabiot dyfishoi epërsinë e Juventusit.
Sampdoria u kthye furishëm në lojë duke barazuar rezultatin me dy gola brenda një minute. Augello në minutën e 31-të dhe Djuriqiq një minutë më vonë shënuan për mysafirët.
Golin e tretë dhe të fitores për “Bianconeri” e realizoi sërish Rabiot në minutën e 64-të.
Juventusi kishte mundësi të artë të shënonte golin e qetësisë në minutën e 69-të por sulmuesi i shumëkritikuar serb, Vlahoviq dështoi të realizonte nga penalltia.
Atë që se bëri Vlahoviq e bëri Soule në minutën e katërt shtesë duke shënuar golin e katërt.
Ekipi i Allegrit me këtë fitore ngritet në pozitën e shtatë me 38 pikë. Sampdoria është e fundit me 12 pikë./Lajmi.net/