Juventusi shënon startin më të dobët në kampionat në 60 vite

Juventus nuk arriti më shumë se një barazim në ndeshjen derbi ndaj Milanit mbrëmë, duke përfunduar me barazim 1-1.

Sport

20/09/2021 09:22

Pas fitores së pastër të arritur në mesjavë ndaj Malmos 3-0 në udhëtim në xhiron hapëse të Ligës së Kampionëve në kuadër të grupit H, ekipi italian e ka vazhduar formën e dobët në kampionatin italian.

Juventusi është pa fitore pas katër xhirove të para në kampionat, duke regjistruar dy humbje, dhe dy barazime të tjera.

Siç raporton ‘OptaPaolo’, Juventusi tashmë nuk ka arritur të fitojë asnjë nga katër ndeshjet e para të një sezoni lige për herë të katërt në histori të klubit.

Tre herat paraprake ku ‘biankonerët’ e kishin bërë këtë gjë ishin në sezonet 1961/62, 1955/56 and 1942/43.

Pëndryshe “Zonja e Vjetër” tani rangohet në pozitën e 18-të në tabelë aktualisht, me vetëm dy pikë të mbledhura në këtë edicion të ri të Serie A. /Lajmi.net