Juventusi pas Shaqirit
Juventusi do të mundohet ta shfrytëzojë frustrimin e Xherdan Shaqirit në Bayern Munichun, për ta transferuar në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Mesfushori kosovar nuk dëshiron të qëndrojë si rezervist në Allianz Arena.
Sport
Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Bayern Munichu, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Mesfushori kosovar shihet si e ardhme e gjigantit bavarez, por 22 vjeçari dëshiron të ndihet i rëndësishëm qysh tash.
Sipas mediave italiane, pista Juventus mbetet ende e ‘nxehtë’ për përfaqësuesin zviceran, i cili është i frustruar me faktin se përfundoi në bankinë në ndeshjen e parë të sezonit të ri ndaj Wolfsburgut.
Shaqiri do të përshtatej mjaft mirë në formacionin 4-3-3 të trajnerit Massimiliano Allegri në Juventus Stadium.
Për të, interesim ka shprehur edhe Liverpooli. Shaqiri ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2016.