Juventusi pa ultras në ndeshjen ndaj Atleticos

Ultrasët e Juventusit kanë braktisur udhëtimin në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madrid në shenjë proteste ndaj arrestimeve të fundit të drejtuesve të grupit.

Sport

17/09/2019 18:57

‘Bianconerët’ fillojnë kompeticionin nesër në mbrëmje në ‘Wanda Metropolitano’, por nuk do të kenë aq tifozë pjesëmarrës.

Sipas Tuttosport, ata ultras që kishin blerë bileta në ndeshjen si mysafir kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi dhe të heqin dorë nga udhëtimi i shtrenjtë, si pjesë e protestës së tyre kundër klubit, përcjell lajmi.net.

Kjo vjen pasi 12 udhëheqës të grupeve ultras të Juventus u arrestuan dje për komplot kriminal, shantazh, pastrim parash dhe dhunë.

Presidenti i Juve Andrea Agnelli kishte bashkëpunuar me hetimin, duke pretenduar se ultrasit kishin “shantazhuar” klubin duke kërcënuar se do të përfshihej në klasa raciste ose sjellje të tjera që mund të sjellin gjobë. /Lajmi.net/