Juventusi mendon shkëmbimin Ronaldo – Icardi

Klubi italian Juventus ka shprehur interesim për sulmuesin e Paris Saint-Germain Mauro Icardi.

Sport

18/07/2021 17:13

Sipas “L’Equipe”, Juventusi është duke menduar shkëmbimin mes Cristiano Ronaldos dhe Mauro Icardit, transmeton lajmi.net.

Kjo vjen pasi Ronaldo shkroi në mënyrë enigmatike se kjo ishte ‘dita e vendimit ’në rrjetet sociale, duke qëndruar pranë një Rolls Royce.

Ai ende nuk është kthyer në Torino për përgatitjet para-sezonale me Max Allegrin, sepse ai arriti në Raundin e 16 në EURO 2020 me Portugalinë dhe për këtë arsye ka më shumë kohë për pushime.

E ardhmja e tij mbetet një enigmë dhe L’Equipe raporton se portugezi mund të drejtohet drejt PSG-së në një marrëveshje shkëmbimi me Icardin.

Nuk është hera e parë që argjentinasi lidhet me një transferim në Juve, pasi Interi kishte shkruar në kontratë kur e shiti te PSG që pala franceze do të duhej të paguante një klauzolë prej 15 milionë euro te Nerazzurët nëse ai shitet në një klub tjetër italian në të ardhmen.

Raportet në Francë kishin raportuar gjithashtu se Allegri ka kontaktuar me përfaqësuesit e sulmuesit të ‘Parisientëve’, dhe mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshja. /Lajmi.net/