Juventusi konsideron largimin e Costas nga Bayern Munichu

Pavarësisht që u huazua verën e kaluar, sulmuesi Douglas Costa mund të largohet qysh këtë muaj nga Bayern Munichu.

Sport

18/01/2021 16:47

Minutazha e ulët ka ndikuar që “Bianconerët” të konsiderojnë ta largojnë në Premierligë ose në La Liga, përcjellë lajmi.net.

Edhe “Bavarezzët” janë të hapur për këtë largim sepse nuk e shohin shumë të nevojshëm në skuadër duke marrë parasysh se është duke qëndruar në stol dhe në disa ndeshje hynë si zëvendësues.

Sidoqoftë, sipas Gazzetta dello Sport, problemi mbetet paga e lartë e brazilianit me vlerë gjashtë milionë euro për sezon.

Ka vetëm disa skuadra të mëdha që mund të paguajnë këtë çmim, derisa shumica prej tyre nuk synojnë përforcime në sulm./Lajmi.net/