Juventusi “flet shqip” – I uron fat Edon Zhegrovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Në prag të ndeshjes së rëndësishme mes Kosovës dhe Sllovenisë, e cila zhvillohet sonte nga ora 20:45, klubi italian Juventus ka dërguar një mesazh mbështetës për futbollistin e ri të tyre, Edon Zhegrovën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, “Zonja e Vjetër” ka uruar fat përfaqësuesit kosovar, i cili pritet të jetë një nga pikat…

Sport

10/10/2025 17:33

Në prag të ndeshjes së rëndësishme mes Kosovës dhe Sllovenisë, e cila zhvillohet sonte nga ora 20:45, klubi italian Juventus ka dërguar një mesazh mbështetës për futbollistin e ri të tyre, Edon Zhegrovën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, “Zonja e Vjetër” ka uruar fat përfaqësuesit kosovar, i cili pritet të jetë një nga pikat kyçe në përballjen kualifikuese për Kupën e Botës, raporton lajmi.net

“Fat të mbarë, Edon! 🇽🇰💪. Me ekipin kombëtar të Kosovës, Bianconero i sapo shtuar do të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës,” – shkroi Juventusi në postimin e tij./Lajmi.net/