Juventusi e do Maksimovicin në vend të Ruganit

Gjiganti italian ka shprehur interesim për Nikola Maksimovicin.

Sport

20/08/2021 15:34

Maksimovic është aktualisht futbollist i lirë, pasi kontrata e tij me Napoli ka skaduar më 30 qershor, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Juventusi duke e interesuar ta transferojë futbollistin me parametra zero në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Thuhet se gjiganti italian e do ish-mbrojtësin napolitan si zëvendësus të mundshëm të Daniele Ruganit i cili nuk ka vend më në ekip.

“Zonja e Vjetër” planifikon të shesë Ruganin, më pas të sigurojë shërbimet e Maksimovicit.

29-vjeçari, është futbollistë me shumë eksepriencë në Itali ku ka zhvilluar 175 ndeshje me fanellën e Torinos dhe së fundmi Napolit. /Lajmi.net/