Juventus ‘zyrtarizon’ në mënyrë indirekte rikthimin e Allegrit në klub

Pas largimit të Andrea Pirlos nga klubi, Juventus tani në mënyrë indirekte ka bërë zyrtare rikthimin e Max Allegrit.

Sport

28/05/2021 14:34

Juventusi ka njoftuar kthimin e Massimiliano Allegri në stol në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

Pas përshëndetjeve për Pirlo, klubi i Juventusit ka zyrtarizuar ardhjen e Allegrit. P

Dy vite pas largimit, trajneri përsëri do të rikthehet për t’u ulur në stolin e “Zonjës së Vjetër”.

Massimiliano Allegri kishte thënë në një konferencë për shtyp se ai vuri bast, kur ishte fëmijë, në një kalë me emrin … Minesota. 

Këtë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, klubi i Juventusit e ka publikuar në rrjetin e tyre social, twitter.

Ata gjithashtu kanë publikuar edhe setrën të cilën e kishte gjuajtur dikur në tokë Allegri, sa ishte pjesë e Juventusit./Lajmi.net/