Juventus transferon Depayn para Barcelonës?

Sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay, është bërë cak i spekulimeve pasi që kontrata e tij skadon në verë dhe tashmë disa klube janë në garë për shërbimet e tij.

Sport

21/12/2020 11:55

Barcelona ishte pranë ta merrte yllin holandez në verën e kaluar, pasi dihet që Ronald Koeman është admirues i madh i tij, kjo për faktin se Depay ishte lojtar kyç në Kombëtaren holandeze kur Koeman ishte selektor.

Por, tani duket se Koeman do të ketë kokëçarje pasi nuk është e sigurt që Depay mund të përfundojë në Barcelonë.

Pas lajmit se Depay nuk do të rinovojë kontratën me Lyonin, atëherë destinacionet e tij duken jashtë ekipit francez.

Kjo është arsyeja pse, sipas “L’Equipe”, çmimi i sulmuesit aktualisht është 5 milion euro.

Përballë kësaj situate, përveç Barças, Juventus ka treguar interes për të nënshkruar Depay për të pasur një tjetër futbollist kualitativ me një çmim të volitshëm, diçka që klubi italian e ka bërë në mënyrë perfekte në vitet e fundit me nënshkrime të tilla si Dani Alves, Pogba , Rabiot ose Ramsey.

Muaji janar thuhet të jetë vendimtar për përcaktimin destinacionit të Memphis Depay./Lajmi.net/