Juventus thërret futbollistët që janë larguar nga Italia, gati rifillimi i stërvitjeve

Juventus i ka ftuar lojtarët që janë larguar nga Italia, për t'u rikthyer në Torino sa më shpejt që është e mundur.

Sport

03/05/2020 18:55

Një pjesë e mirë e futbollistëve të Juves, përfshirë Cristiano Ronaldon, u larguan nga shteti italian drejt vendlindjeve të tyre për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Gjithsesi, qeveria italiane u ka dhënë dritën e gjelbërt skuadrave italiane për të nisur stërvitjet dhe rrjedhimisht, ftesat kanë qenë të kuptueshme, përcjell lajmi.net.

Futbollistët që do të kthehen në Itali, fillimisht do t’i shtrohen karantinës 14-ditore në shtëpitë e tyre.

Ata që nuk kanë ikur nga vendi, pritet t’i rifillojnë stërvitjet të martën ose të mërkurën. /Lajmi.net/