Juventus rikthen vëmendjen kah Memphis Depay

Skuadra e Juventus ka rikthyer fokusin kah  ylli i Barcelonës, Memphis Depay. Sipas raportimeve nga Spanja, saktësisht nga ‘Sport’, Juventus raportohet të kenë rikthyer interesimin kah Memphis Depay, pasi dështuan të arrinin marrëveshje me të gjatë verës, përcjell lajmi.net. Juventus janë të vendosur të përmirësojnë situatën e tmerrshme në të cilën ndodhen dhe duket se…

Sport

31/10/2022 16:01

Skuadra e Juventus ka rikthyer fokusin kah  ylli i Barcelonës, Memphis Depay.

Sipas raportimeve nga Spanja, saktësisht nga ‘Sport’, Juventus raportohet të kenë rikthyer interesimin kah Memphis Depay, pasi dështuan të arrinin marrëveshje me të gjatë verës, përcjell lajmi.net.

Juventus janë të vendosur të përmirësojnë situatën e tmerrshme në të cilën ndodhen dhe duket se Depay shihet si lojtar i duhur për t’iu shtuar përbërjes.

Depay, 28-vjeçar, është në radarin e Juves për merkaton e janarit.

Mbetet të shihet çfarë oferte do të nis ‘Zonja e vjetër’ për kartonin e holandezit. /Lajmi.net/